Lëkura e yndyrshme është shumë e pakëndshme, dominohet nga puçrrat por, nëse arrini të balanconi nivelin e yndyrës ju do të keni një lëkurë të bukur dhe të butë. Që t’a arrini këtë ju duhet një pastrues, tonifikues dhe xhel zbutës.
Përbërësit:
3-5 luleshtrydhe
-----.-----
1 lugë kos
-----.-----
Përgatitja:
Merrni luleshtrydhet i pastroni, i ndani në pjesë të vogla. Me një lugë i perzieni dhe shtypni luleshtrydhet, pastaj i hidhni një lugë kos. Pasi të jetë përftuar një maskë e butë, e vendosni mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë rreth 15-20 minuta, në fund e shpërlani me ujë të vakët.Kjo maske behet njehere ne jave!