Aleanca e lufta mes bandave/ Bami me Dukën do vrisnin Martinajn e ish deputetin e PS Ndoka! Bosi i basteve me Shullazin e Avdylajt do eliminonin Durimin Ervis Martinaj, Arben Ndoka, Durim Bami dhe Leonard Duka

Aleanca e lufta mes bandave/ Bami me Dukën do vrisnin Martinajn e ish deputetin e PS Ndoka! Bosi i basteve me Shullazin e Avdylajt do eliminonin Durimin

Në hetimet që çoi në megaoperacion me 50 urdhër arreste SPAK ka zbuluar një luftë të hapur mes grupeve kriminale. Ervis Martnaj, i cili rezulton i zhdukur prej 2022, kishte një aleancë të fortë me grupin kriminal të drejtuar nga Arben Ndoka, dhe me ndihmën e Shullazit dhe Avdulajve në Durrës, ishin në luftë të hapur me grupin e Durim Bamit në Fushë-Krujë, i cili ishte në aleancë të ngushtë me armiqtë e betuar të Ervis Martinajt, Dukat në Tiranë.